Kërcënohet simpatizuesi i Aleancës për Shqiptarët, ai ka një porosi për BDI-në!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arbëror Velica nga Dibra, simpatizues i Aleancës për shqiptarët përmes facebookut ka njoftuar se po përballet me shantazhe dhe kërcënime.
“Përveç se na e ndalin ujin kanë filluar edhe të na kërcënojnë. Ai porosit se nuk ka ndërmend të frikësohet. “Të gjithë ju që më njihni e dini që askujt nuk i bëj keq por gjithashtu e dini se nëse dal prej kontrolle do të jetë shumë keq për ju jo për mua. Unë skam as pasuri as grua as fëmijë ndërsa ju keni çka të humbni”, ka shkruar Velica, duke adresuar edhe një porosi për BDI-në. “Postimet e mia nuk do ti ndali derisa BDI të shkojë në Opozitë dhe ata që kanë bërë krime të shkojnë atje ku e kanë vendin. Nuk do ti ndali postimet edhe nëse çmimi i postimeve është jeta ime, e imja jo e familjes time sepse nëse dikuj prej familjes time i preket një fije floku atëherë do jetë shumë keq për ju as në gjumë nuk do jeni rahat”, ka theksuar ai më tej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy