Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se është arrestuar 43-vjeçari F.I. nga Tetova, pasi i njëjti ka kërcënuar prindërit e tij. Policia thotë se gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur marihuanë.

“Më 09.08.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, personi S.I. (73) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 23:00 derisa ishte në shtëpi me bashkëshorten e tij, djali i tyre F.I. (43) është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar. F.I. është privuar nga liria, ndërsa tek ai është gjetur edhe marihuanë”.

“Ai është ndaluar në Komisariatin e Policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Kërcënoi prindërit e tij, arrestohet një person nga Tetova shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";