Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një vrasje ka ndodhur dje në fshatin Vraneshnicë të Kërçovës.

Sipas njoftimit të policisë, 25 vjeçari me thikë ka lënduar të atin e tij 48 vjeçar, i cili më vonë ka humbur jetën nga plagët e shkaktuar.

“Më 16.06.2021 në fshatin Vraneshnica të Kërçovës, zyrtarët policorë të SP Kërçovë kanë privuar nga liria A.K (25), për shkak të dyshimeve se rreth orës 20:30, në shtëpinë e tij me thikë i ka shkaktuar lëndime të atit të tij J.K (48), i cili më vonë ka humbur jetën. Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se rasti ka ndodhur pas një përballje gojore dhe fizike ku viktima me pushkë ka kërcënuar birin e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa me urdhër të tij trupi është çuar për autopsi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur edhe pushka dhe municione të tjera./Telegrafi/

Kërçovë, i biri ther me thikë të atin shkruan Telegrafi.