Për tre nga pesë të arrestuarit gjatë ditës së djeshme dhe në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares Vanja, prokuroria kërkon masën e paraburgimit.

Nga aty bëjnë të ditur se prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e paraburgimit prej 48 orësh për të siguruar praninë e tyre deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shtohet se gjatë gjithë ditës po kryhen veprimet për sigurimin e provave.

Prokuroria Publike dhe MPB do ta informojnë opinionin sapo të krijohen kushte që nuk do të prishin procedurën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria njoftoi se të gjitha spekulimet që synojnë të kompromentojnë hetimin në këtë moment do të sanksionohen ashpër. /Telegrafi/

Kërkohet paraburgimi për tre nga pesë personat e arrestuar për zhdukjen e Vanjës shkruan Telegrafi.