Për shkak të dallimit të madh në dënimin e shqiptuar, Këshilli Gjyqësor njofton se pas pushimeve do ta shqyrtojë rastin me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, e cila një të dënuarit nga Gjykata Themelore e Velesit ia uli dënimin me burg nga 18 në 8 vite burg.

Këshilli apelon në Gjykatën e Lartë që përmes unifikimit të praktikës gjyqësore të sigurojë zbatimin e barabartë të ligjeve nga gjykatat, veçanërisht për veprën e “krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

“Këshilli rikujton se në disa raste ka kërkuar me shkrim nga Gjykata e Lartë, për shkak të mospërputhjes së aktgjykimeve, rishqyrtimin e politikës penale dhe pas një analize të mëparshme të praktikës gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor dënon gjithashtu çdo ndarje të gjyqtarëve sipas kombësisë dhe beson se deklaratat e tepërta në publik dëmtojnë reputacionin e gjyqësorit dhe shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata e Apelit nga Shkupi në fillim të kësaj jave njoftoi se ankesa e shoferit Angelçe Nikollov (28) nga Velesi, i cili vitin e kaluar më 17 dhjetor, duke vozitur në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë në Veles, goditi për vdekje një 11-vjeçare dhe lëndoi rëndë nënën e saj dhe më pas është arratisur./Telegrafi/

The post Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë rastin me diferencën e madhe në dënimin e shqiptuar për 28-vjeçarin nga Velesi i cili goditi për vdekje një fëmijë appeared first on Telegrafi.