Këshilli i Sigurimit sot do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohet situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Në seancë, siç informojnë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovskit, do të marrin pjesë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministër i Brendshme, Slavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Veton Latifi, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish-ministër i mbrojtjes dhe profesor universitar.

Me ftesë të Presidentit, në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për Inteligjencë, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral Vasko Gjurçinovski, shef i Shtabit të Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonia e Veriut.

The post Këshilli i Sigurimit në Maqedoni sot mban mbledhje, do të shqyrtohet gjendja aktuale në vend appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";