Këshilli për Siguri në mbledhjen e 13-të diskutoi për personat nga Afganistani që janë pranuar në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Sistemin për menaxhimin me kriza.

“Ministrat kompetent dhe përfaqësuesit e institucioneve informuan për aktivitetet e deritashme të personave të pranuar nga Afganistani për të cilët janë bërë kontrollet e domosdoshme të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të presidentit Pendarovski.

Sa i përket pikës së dytë, Këshilli për Siguri i propozoi Qeverisë që të formohet grup pune që do ta shqyrtojë gjendjen me sistemin me menaxhimin me kriza.

“Duke marrë parasysh gjendjet me zjarret, grupi i punës do të propozojë masa konkrete me qëllim që Sistemi me menaxhim me kriza të jetë më funksional dhe më efikas”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të presidentit Pendarovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krahas anëtarëve të Këshillit për Siguri, me ftesë të presidentit Pendarovski morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, Drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti dhe koordinatori nacional për zbatimin e Platformës nacioanle për zvogëlimin e rreziqeve nga skidentet dhe katastrofat, Zoran Petrov./Telegrafi/

Këshilli i Sigurisë në Maqedoni: Do të formohet grupe pune që do ta ndjek gjendjen me sistemin e menaxhimit të krizave shkruan Telegrafi.