Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin 2022/2023 ndan katër bursa për studime deridoplomike (të rregullta), të magjistraturës dhe të doktoratës dhe specializime – një bursë nga Qeveria e RP të Kinës dhe tri bursa të njëanshme.

Regjistrimi është online në http//en.csc.edu.cn/studyinchina ose në www.campuschina.org, ndërsa afati është deri më 10 shkurt 2022.

Konkursin të cilin e publikoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka informacione për dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim, si dhe kontakte për më shumë hollësi për bursat.

Kandidatët do t’i zgjedhë Ambasada e RP të Kinës në Shkup, ndërsa ata që do të pranohen do t’i fillojnë studimet nga shtatori i këtij viti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kina do të ndajë katër bursa studimi në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.