Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Aleksandar Kiracovski thotë se nuk duhet të shkarkohet drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

“Nuk duhet të shkarkohet drejtori i ISHT-së, Stojko Paunovski, por të ndryshohen kriteret për shpërndarjen e administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Presës. Këtu administratorët duhet të artikulohen në sistem”, shkruan Kiravoski.

Ai shton se “kur tani fuqishëm angazhohen për rritjen e kritereve të nivelit të lartë profesional në administratë dhe aparatin shtetërorë, e gabueshme është të heqin atë që i respekton këto kritere”.

“Ndoshta ballafaqimi i Paunovskit politikisht është i ngathët dhe në kundërshtim me kodeksin profesional, po ndërrimi i tij në këtë moment do të ishte gabim, në kundërshtim me përpjekjet e evidentuara”, tha Kiracovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kiracovski bën thirrje të mos shkarkohet Paunovski shkruan Telegrafi.