Një ekspert i kirurgjisë plastike nesër do t’i vizitojë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë në rehabilitim në Ponikva, për të parë se cilat janë nevojat e tyre dhe si mund t’u ndihmohet, paralajmëroi  sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.

“Atje 45 qytetarë janë pjesë e atij programi  në Ponikva. Kemi pesë të punësuar, dy mjekë dhe tre infermierë. Kemi një program i cili është në vijim që nga e shtuna. Sot, për shembull, temperatura atje është fantastike 17 gradë. Ata janë jashtë, luajnë basketboll dhe bëjnë aktivitete të tilla. Të hënën shkojnë  ekspertë dhe profesionistë të tjerë që lidhen me aktivitetet e programit tonë për dy javë. Gjithashtu paralajmëroj  se të hënën vjen një ekspert i cili që merret me kirurgji plastike për të parë se çfarë lloj nevojash kanë”, tha në konferencën për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë Aliu.

Lidhur me Koçanin dhe pasojat e zjarrit në diskoteken “Puls”, ai tha se po planifikohet një program afatgjatë për qytetin, jo vetëm për qytetarët dhe për të pësuarit.

“Për momentin po analizojmë krijimin e një qendre interaktive burimesh që do të ofrojë të gjitha programet e nevojshme që lidhen me qytetarët. Ende nuk e kemi përcaktuar në mënyrë fizike. Do të jetë në qendër, do të jetë në ambiente në pronësi të shtetit”, tha Aliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kirurgu plastik nesër do t’i vizitojë të lënduarit në zjarrin në “Pulse” të cilët janë në rehabilitim në pushimoren Ponikva appeared first on Telegrafi.