MPB Maqedoni informon se më 19.06.2022 rreth orës 12:10 në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë kanë zbardhur gjashtë vjedhje të motoçikletave dhe kanë arrestuar V.N (26) nga Tetova.

Siç thonë nga MPB, ai dyshohet se muajin e kaluar dhe këtë muaj ka marrë ilegalisht gjashtë motoçikleta, tre prej të cilave iu gjetën në banesë.

“Motoçikletat e gjetura u janë kthyer pronarëve, dhe kundër V.N. do të vijojë një parashtrim i duhur sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

Kishte vjedhur gjashtë motoçikleta, arrestohet një person në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";