Klekovski: Dhjetë pacientë nga zjarri në Koçan morën terapi PRP në spitalin e qytetit, pa pasur nevojë të udhëtojnë për në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, sot përmes rrjeteve sociale kumtoi se në Spitalin e përgjithshëm në Koçan me PRP terapi (plazmë e pasur me trombocite) janë trajtuar 10 persona të lënduar në zjarrin në Koçan.

Kjo, siç thekson Klekovski, është një hap i madh përpara sepse pacientët do të jenë në gjendje të marrin terapi PRP pa udhëtuar në Shkup.

-“Në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, 10 persona të lënduar në tragjedi u trajtuan me terapi PRP (plazmë e pasur me trombocite). Ndërhyrjet u kryen nga një ekip nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” nga Shkupi. Më parë, nëntë persona u trajtuan nga Klinika e kirurgjisë plastike në Shkup. Ky është një hap i madh përpara – terapia PRP tani është e disponueshme në Koçan, pa pasur nevojë të udhëtoni për në Shkup! PRP është një metodë inovative që përdor plazmën nga gjaku i vet për të përshpejtuar shërimin e lëkurës së dëmtuar, shkroi Klekovski në Fejsbuk.

The post Klekovski: Dhjetë pacientë nga zjarri në Koçan morën terapi PRP në spitalin e qytetit, pa pasur nevojë të udhëtojnë për në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy