Klekovski: Nëse ka pasur raste të dyshimta për intervenime kardiokirurgjike, do t’i zbardh Komisioni për Mbikqyrje Profesionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori Sasho Klekovski tha se se nuk ka pasur komunikim me profesorin Kedev dhe nuk e di për sa raste të dyshimta bëhet fjalë për intervenime kardiokirurgjike.

Ai shtoi se nëse ka raste të tilla do t’i zbardh Komisioni për Mbikqyrje Profesionale për punën e institucioneve të kardiologjisë dhe kardiokirurgjigjisë.

“Pacientët privat dhe intervenimet private edhe në institucione shëndetësore shtetërore, nuk i mbulon Fondi Shëndetësor. Për sa raste të dyshimta bëhet fjalë, ato do t’i zbardh Komisioni për Mbikqyrje Profesionale për punën e institucioneve të kardiologjisë dhe kardiokirurgjigjisë, në të cilin Komision Fondi përfaqësohet nga dy anëtarë.

“Mund të zgjedhim të besojmë ose jo. Komisioni ka doktorë profesionist të të gjitha klinikave. Për shumicën e procedurave që i financojmë ne, ka protokolle të caktuara sipas të cilave veprohet. Unë nuk besoj se në një komision të këtillë mund të ndikohet disi. Në parim, atje ende diskutohet metodologjia, njëra që të jetë pasi të dorëzohen rastet dhe tjetra të bëhet ‘kontrollë e verbër’”, tha Klekovski.

Advertisement

Klekovski tha se qytetarët që dyshojnë në keqpërdorime të tilla në intervenime mjekësore, duhet të paraqesin ankesë.

The post Klekovski: Nëse ka pasur raste të dyshimta për intervenime kardiokirurgjike, do t’i zbardh Komisioni për Mbikqyrje Profesionale appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy