“Gjendja e të lënduarve në diskoteken “Pulse” në Koçan është e pandryshuar. Pesë nga të lënduarit janë jashtë vendit, ndërsa pesë janë në Shkup. Një pacient është ende në gjendje të rëndë”, informoi në konferencën për shtyp në Qeveri këtë pasdite, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski.

“Mendoj se këto ditë është bërë vlerësim për transplant lëkure më të rëndësishëm për atë pacient. Përndryshe, problemi atje është infektiv dhe po trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme me antibiotikët më të mirë të mundshëm për momentin”, theksoi Klekovski.

Zjarri në diskotekën Pulse që shpërtheu herët në mëngjes më 16 mars, mori 62 jetë, ndërsa rreth 200 persona u lënduan dhe u transferuan për trajtim në spitale në të gjithë vendin dhe jashtë vendit./Telegrafi/

The post Klekovski: Një i lënduar në zjarrin në Koçan ende është në gjendje të rëndë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";