
Presim që në periudhën e ardhshme të arrijë ekspert për amputime nga Sllovenia për të shqyrtuar opsionet e trajnimit për të lënduarit që kanë amputime të gishtave. Këtë sot e bëri të ditur në një konferencë për mediat në Qeveri, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, duke folur për informacionet më të fundit në lidhje me të lënduarit nga zjarri në diskotekën në Koçan.
“Përveç kësaj për të përmbushur nevojat e të lënduarve, kemi miratuar kontrolle mjekësore në spitalin Pirogov për pacientët, të lënduarit të cilët dëshirojnë të kontrollohen në Pirogov. Për momentin janë gjashtë persona të lënduar. Megjithatë, ne apelojmë dhe theksojmë se vendi më i mirë për trajtim mbetet Koçani”, theksoi Klekovski.
Drejtori i FSSH-së informoi se 46 ose 48 pacientë janë paraqitur për turnin e parë dhe të premten ose të shtunën do të nisen për rehabilitim në Ponikva. Në Ponikva është kryer dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim i hapësirës dhe është rritur numri i higjienistëve nga dy në pesë, për një mjedis sa më të pastër.
“Përkushtimi ynë për të lënduarit mbetet i pandryshuar si në orët e para, si në ditët e para. Ajo është e fortë dhe do të mbetet e fuqishme edhe në të ardhmen. Të gjitha nevojat shëndetësore dhe kërkesat për kujdes shëndetësor të të lënduarve nga tragjedia në Koçan do të mbulohen dhe do të mbështeten nga shteti, gjegjësisht nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor”, theksoi Klekovski.
Nga trajtimi i djegieve, numëroi ai, për shëndetin pulmolar, lloje të tjera të lëndimeve, terapi fizikale, kujdes, psikosocial, gjithçka do të jetë e siguruar dhe e garantuar nga shteti për periudhën afatgjate.
Ai u përqendrua në të gjitha shërbimet që janë të disponueshme në spitalin e Koçanit.
Bëhet fjatë, theksoi drejtoi i FSSH-së, për proces që po zhvillohet, që përshtatet dhe do të vazhdojë.
Ai kujtoi se ekspertët britanikë kanë rekomanduar që terapia fizike megjithatë të bëhet në Koçan.
Ai apeloi për qetësi tek të lënduarit dhe familjarët e tyre, sepse kanë angazhim të plotë ndaj tyre dhe se janë në komunikim me qendrat për trajtimin e djegieve.
Kërkesat për punësim në spitalin e Koçanit, theksoi si, nuk janë të lidhura ekskluzivisht me trajtimin e të lënduarve.
Po ofrohet kujdes shëndetësor për të gjithë të lënduarit, pa marrë parasysh nëse ata kanë sigurim shëndetësor apo jo.
The post Klekovski: Po ofrohet ndihmë maksimale për gjithë të lënduarit nga Koçani, do të arrijë dhe ekspert për amputime nga Sllovenia appeared first on Telegrafi.