Në pozicion të veçantë, anëtarët bullgarë të Klubit për Miqësi Bullgare-Maqedonase e shprehin qëndrimin e tyre për dokumentin e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme, në të cilin në mënyrë eksplicite theksohet se Bullgaria vazhdon të mos e pranojë gjuhën maqedonase.

Sipas tyre, deklarata e këtillë pa nevojë e rëndon dhe e pengon procesin e afrimit ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u shërben interesave të subjekteve nga të dyja anët e kufirit, të cilat konfliktin e shndërruan në fushë për përfitim të dividentët.

Krijimi i gjuhëve letrare zyrtare është proces i ndërlikuar historik, i cili ka vazhduar në Evropë nga shekulli 16 deri në shekullin 20. Në të është e mundur që në bazë të njëjtë dialektore, por për shkak të faktorëve të ndryshëm historikë, kulturorë dhe politikë, të formohen më shumë se një gjuhë letrare, është shkruar në pozicionin e tyre.

Por, më e rëndësishme, sipas pjesës bullgare të Klubit, është se gjuha maqedonase është gjuhë amtare, tashmë për gjenerata të maqedonasve. Për njerëzit e lindur dhe të rritur me të, ai është po aq intim, i afërt dhe i shenjtë siç është gjuha bullgare për bullgarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo nuk mund t’u merret pa u goditur identiteti i tyre në mënyrë të padrejtë dhe ofenduese”, vlerësojnë nga pjesa bullgare e Klubit.

Klubi i Miqësisë Bullgare-Maqedonase: Deklarata bullgare komplikon dhe pengon në mënyrë të panevojshme procesin e afrimit mes dy vendeve shkruan Telegrafi.