Kocevski: Aktakuza për zjarrin në “Pulse” deri në mes të qershorit, janë marrë në pyetje mbi 300 dëshmitarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimi për ngjarjen tragjike në Koçan duhet të përfundojë për rreth dhjetë ditë, njoftoi sot prokurori publik Ljupço Kocevski

Ai theksoi se pas përfundimit të veprimeve hetimore, mbrojtja do të ketë mundësinë të shqyrtojë provat, dhe aktakuza pritet të jetë gati në mesin e qershorit.

“Kjo është e gjitha që mund të bëjmë për momentin. Si dje ashtu edhe aktualisht, po merren në pyetje dëshmitarët dhe të dyshuarit, si dhe po mblidhen prova. Deri më tani janë marrë në pyetje një numër i madh dëshmitarësh, ndoshta mbi treqind. Shpresoj që prokurorët publikë do ta përfundojnë procedurën sipas planit”, tha Kocevski.

Ai përsëriti se po punohet për të mbledhur prova të reja dhe tregoi se nëse prokurorët publikë zbulojnë momente të reja, hetimi do të zgjerohet.

Advertisement

Në hetimin për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani, i cili ndodhi më 16 mars 2025, dhe ku humbën jetën 62 persona, deri më tani janë dyshuar 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

Zjarri u shkaktua nga shkëndijat e efekteve piroteknike gjatë një koncerti të grupit “DNA”. Diskoteka funksiononte pa licencë të vlefshme dhe shkelte standarde të shumta sigurie, duke përfshirë mungesën e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri dhe daljeve të mjaftueshme të evakuimit./Telegrafi/

The post Kocevski: Aktakuza për zjarrin në “Pulse” deri në mes të qershorit, janë marrë në pyetje mbi 300 dëshmitarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy