
Hetimi për tragjedinë e Koçanit ka përfunduar dhe shqyrtimi i provave nga mbrojtja do të fillojë nesër, njoftoi Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski.
Ai thotë se për momentin nuk mund të specifikojë se cili do të jetë numri përfundimtar i të pandehurve dhe njoftoi mundësinë që hetimi për disa të ndërpritet.
Ai theksoi se Prokuroria po vazhdon hetimin për rolin e policëve që ishin në diskotekë “Pulse” natën fatale dhe nuk përjashton mundësinë që ata të bëhen të dyshuar nëse sigurohen prova.
Kocevski thotë se policia hyri në diskotekë “Pulse” 15 minuta para zjarrit.
Advertisement
The post Kocevski: Hetimi për tragjedinë e Koçanit ka përfunduar, nesër fillon shqyrtimi i provave nga mbrojtja appeared first on Telegrafi.