Kocevski: Hetimi për zjarrin në Koçan duhet të përfundojë në afatin e paraparë ligjor prej 90 ditëve, përkatësisht deri më 16-17 qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimi për zjarrin në Koçan duhet të përfundojë në afatin e paraparë ligjir prej 90 ditëve,l përkatësisht deri më 16-17 qershor, thotë Prokurori shtetëor publik, Ljupço Kocevski. Në këtë rast të rëndë dhe kompleks me 62 viktima, Kocevski theksoi, se ditë e natë punojnë 13 prokurorë publik dhe me intensitet të këtillë të nd.rmarrjes së veprimeve hetimi do të përfundojë me kohë.

Kocevski, në intervistë për Alsat M, theksoi se tani hetimi po zhvillohet për një vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe PP nisë nga dita e ngjarjes duke shkuar prapa deri në vitin 2012 kur diskoteka filloi të funksionojë, prej se janë bërë lëshime, derisa në fund të hetimit do të sillet aktakuzë në të cilën do të arsyetohet çdo veprim i secilit të akuzuar potencial dhe do të konfirmohet për cilën vepër saktësisht dhe eventualisht mund të veprohet.

“Në rastin konkret janë prëfshirë disa institucione. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Komuna si pushtet lokal, Inspektorati shtetëror i tregut dhe Minsitria e Ekonomisë, si lëshuese e licencave. Secili ka pasur kompetenca të caktuara dhe ekipi i prokurorëlve publik vlerëson se lidhja e shkaqeve është vdekja e personave të cilët ishin në diskotekë. Lëshime që çuan drejt kësaj ka pasur çdo vit, që do të thotë se ata kanë një kauzalitet. Çdo vit janë bërë lëshime që të ndërmerren veprime të caktuara”, sqaroi Kocevski.

Zgjerimi i hetimit me persona të rinj, të cilët eventualisht mund të jenë të dyshuar dhe më pas të akuzuar, sipas Kocevskit, mund të pritet deri në ditën e fundit të hetimit.

Advertisement

Për takimin e djeshëm me familjarët e viktimave nga zjarri, Kocevski tha se disa nga prindërit parashtruarn dis apyetje të culat morën përgjgije, duke cekur se e tërë ajo që është dashur t’u kumtohej në këtë fazë, sipas ligjit, ishte kumtuar.

Lidhur me akuzat për udhëheqje politike të hetimit dhe për paraburgimin e Kreshnik Bekteshit, Kocevski tha se në asnjë rast ekipi i prokurorëve nuk mban në paraburgim asnjë person pa asrye, e as, siç tha, ministrin Bekteshi.

I pyetur se si e sheh atë që asnjë nga ministrat aktual në Qeveri nuk tentoi as të japë dorëheqje morale, Kocevski tha se ai është vendim i tyre personal dhe nuk mund të komentojë.

Lidhur me “Besa transin” dhe “spitalin modular” në Tetovë, Kocevski tha se prokuroria dhe gjykata veprojnë rreth këtyre rasteve dhe se ndodhen në procedurë të shkallës së dytë. Njëra është hequr dhe sërish është kthyer në procedurë të shkallës së parë, ndërsa për tjetrin pritet vendim para Apelit.

Advertisement

The post Kocevski: Hetimi për zjarrin në Koçan duhet të përfundojë në afatin e paraparë ligjor prej 90 ditëve, përkatësisht deri më 16-17 qershor appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy