Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet nesër do të vazhdojë debatin e amandamenteve për Propozim-Buxhetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet nesër në mesditë do të vazhdojë debatin e amandamentit për Propozim-Buxhetin për vitin 2026, njoftoi nënkryetarja e Komisionit, Jovanka Trençevska, duke mbyllur ditën e dytë të debatit të amandamentit.

Gjatë debatit të sotëm u shqyrtuan dhe u refuzuan 10 amendamente, me të cilat deputetët kërkuan mjete shtesë për Ministrinë e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Agjencinë për Inovacione, për paga më të larta në polici.

Për propozim-buxhetin për vitin 2026 janë paraqitur rreth 200 amendamente.

Me propozim-buxhetin për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 përqind të PBB-së.

Advertisement

Të ardhurat totale parashikohen në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet totale në 413,9 miliardë denarë, kurse investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë (650 milionë euro)

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy