minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Komisioni për financim dhe buxhet nuk ka miratuar tetë amendamente për ribalancin e Buxhetit - Struga.info


Komisioni për financim dhe buxhet nuk ka miratuar tetë amendamente për ribalancin e Buxhetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të ditës së dytë të debatit rreth amendamenteve dhe ditës së pestë të debatit për ribalancin e buxhetit për vitin 2024, Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet sot shqyrtoi dhe nuk miratoi gjithsej tetë amendamente të dorëzuara nga deputetët e opozita. Debati rreth amendamenteve do të vazhdojë në orën 16.

Nuk janë pranuar amendamentet nga LSDM-ja për shpërblimin e zjarrfikësve, policëve dhe ushtarëve për shuarjen e zjarrit, si dhe për rritjen e pagave të zjarrfikësve.

Siç theksoi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, është duke u përgatitur një ligj i ri për zjarrfikësit me të cilin do t’i rregullojë këto çështje, megjithatë nuk ka mjete të mjaftueshme në buxhet dhe ribalanci bëhet vetëm për shërbimin e obligimeve deri në fund të vitit për shkak të parashikimeve të këqija dhe shpenzimeve joreale nga Qeveria e mëparshme.

Nuk ka kaluar as amendamenti i LSDM-së për transferimin e mjeteve për pagesën e mbështetjes financiare ndaj obligimeve sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve për 654 kompani të cilët në vitin 2023 kanë lidhur marrëveshje të reja. Zëvendësministri i Financave në arsyetimin për mospranimin e amendamentit tha se gjithçka do të paguhet për vitin 2024 e gjithë ajo që është planifikuar plotësisht në përputhje me Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve.

Advertisement

Tre amendamentet e paraqitura nga Sali Murati nga Fronti Evropian me të cilat kërkohej mjete për afirmimin dhe përdorimin e gjuhëve të komuniteteve pakicë, për shënimin e Ditës së mësimit të gjuhës turke dhe për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, njashtu u refuzuan. Në sqarimin e tij zëvendësministri Jankullovski tha se mjetet e kërkuara ose tashmë janë siguruar ose mund të sigurohen përmes rishpërndarjes nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Nuk u pranuan edhe amendamentet e Monika Zajkova për furnizimin e dy automjeteve të reja zjarrfikëse për Manastirin dhe për projektin e Luginës së Vardarit.

Debati për amendamentet filloi dje kur nuk u miratua amendamenti i parashtruar nga LSDM-ja, me të cilin kërkohej që të sigurohen 200 milionë euro për rritjen e pagave dhe beneficioneve, “në përputhje me obligimet e rregullimit ligjor dhe marrëveshjet kolektive të nënshkruara”.

The post Komisioni për financim dhe buxhet nuk ka miratuar tetë amendamente për ribalancin e Buxhetit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy