Qytetarët më së shumti ankoheshin për diskriminim në vendin e punës, veçanërisht në arsim dhe përkatësi politike.

Ëmbla e vogël nga Gostivari, një vajzë me sindromën Down, e cila ishte penguar të vijojë mësimin e rregullt në një klasë, është diskriminuar, ka konstatuar Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni ka hapur rast për Ëmbla Ademin më 3 shkurt. Anëtarët e Komisionit, për një periudhë dy javore, dëgjuan të gjithë palët e interesuara prindërit e Ëmblës, mësuesit dhe psikologun e shkollës, mjekun e Ëmblës, por edhe prindërit e fëmijëve të tjerë të klasës, të cilët kundërshtuan që Ëmbla të vijonte mësimet e rregullta me shokët e klasës, duke deklaruar se ajo kishte sjellje agresive dhe i trembte fëmijët e tjerë në klasë.

Kryetari i Komisionit, Kire Vasilev, i pyetur nga “Nova” tha se në rastin konkret pas bisedimeve është konstatuar diskriminim dhe janë dhënë rekomandime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tani ajo që duhet të bëjmë është të monitorojmë nëse rekomandimet e dhëna shkollës dhe vetëqeverisjes lokale janë zbatuar. Nëse nuk zbatohen, do të duhet të iniciojmë procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente”, thotë Vasilev.

Babai i Ëmblës, Ilir Ademi, për “Nova” tha se janë në komunikim të vazhdueshëm si me Komisionin për Mbrojtje dhe Parandalimin e Diskriminimit ashtu edhe me Avokatin e Popullit./Telegrafi/

Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi konstaton se Ëmbla ka qenë e diskriminuar shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";