Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut njofton se të dielën më 31 tetor, zyra e Komitetit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të paraqesin shkelje të të drejtës së votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Komiteti inkurajon qytetarët që mendojnë se u është shkelur e drejta e votës që të denoncojnë rastin në zyrën e Komitetit që ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup ose përmes telefonit 02 3119 073 dhe 072278436″, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ata shtojnë se krahas këtyre mënyrave për denoncim, është i mundshëm edhe denoncimi për e-mailit në helkom@mhc.org.mk, ndërsa denoncimet duhet të përmbajnë arsyetim për shkeljen e të drejtës, vendvotimin dhe kohën.

Qytetarët mund të denoncojnë me të dhënat e tyre ose në mënyrë anonime./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komiteti i Helsinikit në Maqedoni publikon mënyrat e denoncimit të shkeljes së votës appeared first on Telegrafi.