Institucionet urgjentisht t’i ndihmojnë qytetarët të cilët pësuan dëme nga zjarret, thonë nga Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Nga atje thonë që shteti duhet t’i vendosë në dispozicion kapacitetet e tij të strehimit, që me kohë të strehohen personat, vendbanimet e të cilëve janë djegur ose të cilat janë në afërsi të zjarreve, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me komunat, duhet t’iu ofrojë ndihmë të nevojshme financiare dhe psiko-sociale më të rrezikuarve nga zjarret.

Gjithashtu, pagesa e kompensimit adekuat për sanimin e dëmeve për objektet dhe tokat duhet të jetë me kohë, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Komiteti i Helsinkit-Maqedoni: Qytetarëve të prekur nga zjarri t’ju ofrohet ndihmë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";