Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) miratoi sot Propozim-raportin për Maqedoninë e Veriut të përgatitur nga eurodeputeti austriak Thomas Weitz me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime.
Pas miratimit të dokumentit, Waitz shprehu kënaqësinë që ai ishte votuar nga një shumicë e gjerë politike.
“Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund ta miratonim këtë raport të ekuilibruar mirë me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të mbetet e bashkuar me fqinjët e saj në peizazhin sfidues gjeopolitik me të cilin përballemi.
Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Pas 20 vitesh negociatash, ne duhet të ruajmë vrullin e mirë aktual për të çuar më tej procesin e zgjerimit”, tha Waitz.
Raporti tani do t’i paraqitet Parlamentit Evropian për votim gjatë seancës së ardhshme plenare./Telegrafi/
The post Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së miratoi Raportin Waitz për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.