Komuna e Çairit e ka dënuar aktin e vandalizimit të tabelës me emrin e “Parkut Ukraina”, që gjendet në territorin e kësaj komune, gjegjësisht pranë objektit komunal.
“Vlerësojmë se ky është një akt tepër i ulët ndaj një vlere paqësore siç është Parku Ukraina që e promovuam javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend”, thuhet në reagimin e Komunës dhe të kryetarit të saj, Visar Ganiu.
Prej atje thonë se rastin tanimë e kanë denoncuar tek organet e rendit dhe kërkojnë që sa më shpejt autorët të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar.
The post Komuna e Çairit dënon aktin e vandalizmit të tabelës “Parku i Ukrainës” appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";