Komuna e Çairit ka njoftuar se për shkak të punimeve shtesë të paplanifikuara në rrjetin kryesor të ujësjellësit, ndërprerja e furnizimit me ujë në disa lagje të komunës do të vazhdojë deri në mesnatë (00:00).

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike ndodhen ende në terren dhe po punojnë për përfundimin sa më të shpejtë të ndërhyrjes. Pa furnizim me ujë aktualisht janë lagjet: Fushë Topane, Çairi i Vjetër, Çairi i Ri, bulevardi Bosnja dhe Hercegovina, lagjja Seravë si dhe rruga Cvetan Dimov.

Autoritetet komunale falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj ndërprerjeje të papritur.

The post Komuna e Çairit njofton se ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në mesnatë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";