Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Komunale “Shkupi Vjetër”, sot filloi me largimin e automjeteve të shkatërruara dhe të braktisura, rimorkiove dhe të ngjashme nga hapësirat publike në territorin e Komunës së Çairit në përputhje me dispozitat e Rregullores së miratuar që ka të bëjë me këtë çështje.

Paralajmërimet me shkrim u ishin vendosur më parë gjithsej 75 automjeteve të identifikuara të shkatërruara, duke dhënë kështu një afat prej 8 ditësh për heqjen e tyre nga vetë pronarët. Pas skadimit të afatit prej 8 ditësh nga inspektorët komunal dhe shërbimet e NP “Shkupi Vjetër” është bërë inspektim dhe është konstatuar se 54 automjete janë hequr tashmë nga pronarët.

Me aksionin që filloi sot, do të largohen 21 automjetet e tjera të shkatërruara, të cilat do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme në përputhje me Rregulloren, ku hapi i fundit pas skadimit të 30 ditëve nga mosparaqitja e pronarëve të automjeteve është shkatërrimi i tyre në një vend të veçantë.

Falënderojmë edhe qytetarët të cilët pas paralajmërimeve që vendosëm nga ana jonë, me vetiniciativë i larguan veturat e shkatërruara./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komuna e Çairit sot filloi me largimin e veturave të shkatërruara nga hapësirat publike shkruan Telegrafi.