Komuna e Karposhit: Xhamia që po ndërtohet në Zllokuqan të Shkupit është ndërtim i paligjshëm, 15 ditë afat për t’u rrënuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xhamia që po ndërtohet në vendbanimin Zllokuqan të Shkupit është ndërtim i paligjshëm dhe njerëzit që po e ndërtojnë, kanë 15 ditë kohë për ta rrënuar, thonë nga Komuna e Karposhit.

Pasi qytetarët kanë lajmëruar se mes shtëpive në mes të lagjes po ndërtohet xhami, të shtunën në terren kanë dalë inspektorët e komunës. Kur kanë shkuar për inspektim nuk janë kryer punë ndërtimore, por është konstatuar se ka një objekt për të cilin nuk është lëshuar leje ndërtimi.

Përgjegjësit e këtij objekti, janë ftuar që sot në ora të shkojnë në takim me kryetarin e komunës, Stevço Jakimovski.

“Deri më tani askush nuk i është përgjigjur ftesës për takim dhe nuk ka ardhur në komunë. Inspektorati caktoi afat 15-ditor për largimin vullnetar të objektit të paligjshëm. Në rast se objekti nuk hiqet vullnetarisht në afatin e paraparë, rasti do të raportohet në Inspektoratin Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm”, thonë nga Komuna e Karposhit.

Advertisement

Qytetarët dërguan fotografi në redaksinë e sdk.mk nga xhamia që po ndërtohet në Zllokuqan, duke thënë se askund nuk ka njoftim se çfarë po ndërtohet, e as tabelë kush po e ndërton objektin dhe kur është dhënë leja e ndërtimit./Telegrafi/

Komuna e Karposhit: Xhamia që po ndërtohet në Zllokuqan të Shkupit është ndërtim i paligjshëm, 15 ditë afat për t’u rrënuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy