
Me 27 vota për dhe asnjë kundër, Këshilli i Komunës së Tetovës ka vënë në moratorium nga dita e sotme komisionin për emërimin e rrugëve në Tetovë.
Arsyeja për këtë sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami është periudha zgjedhore që po ofron.
“Ndërprerja është mbi bazën e fuqisë së Ligjit. Gjashtë muaj para datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale që priten në pjesën e dytë të tetorit, në bazë të ligjit procesi ndërpritet dhe vazhdon pas përfundimit të zgjedhjeve”, tha Bilall Kasam, kryetar i Komunës së Tetovës.
Pavarësisht ndërprerjes së procesit, propozimet e ardhura nga qytetarët dhe shoqëria civile kanë treguar se banorët e Tetovës janë të interesuar për ndryshimin e emrave të rrugëve.
“Gjithsej kemi pranuar 1853 propozime, që janë komplet të pranuara nga thirrja publike, pyetësori online dhe debatet publike. 717 propozime janë larguar nga ky numër sepse përsëriteshin dhe bie që të kenë mbetur 1136 propozime që janë pranuar komplet”, u shpreh Argjend Veliu, kryetar i Komisionit për Emërtim të Rrugëve.
Në Tetovë janë të regjistruara gjithsej 297 rrugë, nga të cilat 216 janë pa numër ose emër, ndërsa 80 të tjera kanë nevojë për ndërrim të emrit. Emrat aktual nuk përkojnë me strukturën demografike të qytetit. /Alsat/
The post Komuna e Tetovës ndërpret procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve appeared first on Telegrafi.