Komuna e Tetovës nëpërmjet një njoftimi informon se do të ndërpriten punimet e filluara në rrugën “Strasho Pinxhur”, për shkak të siç thonë, reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të krijuara nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kjo rrugë do të bëhet konform të gjitha standardeve, duke përfshirë edhe kanalizimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik.

“Komuna do të pres sqarim nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, ne lidhje me reagimet e tyre dhe cili është propozimi për të vazhduar me punë. Tashmë dihet se kjo rrugë pothuajse më shumë se një vit është e pakalueshme dhe humbjet më të mëdha i kanë ndjerë bizneset që operojnë në këtë pjesë të qytetit dhe banorët që qarkullojnë në këtë aks rrugor”.


Kasami dhe Sulemani në debat për prerjen e drunjve në rrugën “Strasho Pinxhur”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të gjithe e kuptojmë rëndësinë e ambientit dhe për këtë shkak Ne pohuam se do të mbjellen pemë të reja. Kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e punimeve, por u garantojmë se pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve punimet do të fillojnë ashtu siç janë planifikuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, dje me vendim të komunës janë prerë drunjtë e vjetër në rrugën “Strasho Pinxhur”, gjë që shkaktoi reagim te qytetarët dhe këshilltarët e iniciativës “Më mirë për Tetovën”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komuna e Tetovës: Ndërpriten punimet në rrugën “Strasho Pinxhur” shkruan Telegrafi.