Në bazë të konkluzioneve të arritura në një seancë e jashtëzakonshme të këshillit të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Komuna i ka dorëzuar Qeverisë informacion me kërkesë për shpalljen e gjendje krize në territorin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Kjo është kërkuar pasi në gjashtë muajt e fundit është shpallur një prani e madhe e arinjve në territorin e kësaj komune.

Nga atje thuhet se i kanë marrë të gjithë të gjitha aktivitetet dhe masat të cilat janë nën kompetencat e tyre, me qëllim që të mbrojnë qytetarët e tyre. Është regjistruar prania e 160 deri në 180 kafshëve të kësaj specie.

“Gjithashtu i thërrasim Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Parkut Nacional të Mavrovës, QMK dhe të gjithë organet të cilët janë kompetentë ta zgjidhim këtë problem të madh me arinjtë dhe derrat e egër, t’i vëmë në funksionim për zgjidhjen sa më të shpejtë të tij, gjë që do të kthejë sigurinë e qytetarëve tanë”, kërkojnë nga Komuna.

Nga atje shtojnë se gjendja e krizës do të kërkohet për marrjen e masave shtesë për mbrojtjen e popullsisë, mbrojtjen e jetës dhe pronës, si dhe për të garantuar në këtë mënyrë të drejtën e garantuar me Kushtetutë të çdo qytetari për lëvizje dhe banim të sigurt, të lirë dhe të papenguar në territorin e të gjithë vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komuna Mavrovë dhe Rostushë kërkon që të shpallet gjendje krize për shkak të pranisë së shtuar të arinjve appeared first on Telegrafi.