Për shkak të plasaritjes së shtyllës së betonit në urën e Drinit të Zi, qarkullimi hekurudhor në linjën Gjevgjeli-Veles kryhet me tren dhe autobus.

Siç informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas informacioneve që kanë marrë nga “Hekurudhat e Maqedonisë”, ndalimi i qarkullimit hekurudhor, pasagjerësh dhe mallrash, ndërmjet stacioneve Kukuriçani dhe Gradskës (afër Stobit), është ndërprerë që nga dita e djeshme 3:25 pasdite.

Megjithatë, siç shton QMK, qarkullimi i pasagjerëve bëhet me “urëzim” – me autobus.

Pasagjerët që udhëtojnë me tren nga Shkupi nga stacioni afër Gradsko vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus. Gjithashtu ata që do të nisen nga Gjevgjelia me tren nga rruga e Krivolakut do të vazhdojnë me autobus. QMK-ja thotë se ekspertët e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup sot duhet të dalin në terren për të parë situatën. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komunikacioni hekurudhor në linjën Gjevgjeli – Veles zhvillohet i kombinuar, me tren dhe autobus shkruan Telegrafi.