Trafiku në rrugën rajonale Nikforovo – Leunovo – Bunec është ndërprerë që nga mbrëmë, në orën 23:20, për shkak të reshjeve të borës dhe pemëve të rrëzuara në rrugë. Po bëhen ndërhyrje për pastrimin e saj, njoftoi LAMM.

Trafiku në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";