Ende mbetet në fuqi ndalesa për komunikacion për automjete të rënda në rrugën Tetovë – Kodër Dielli që u vendos pardje në ora 22:00, ndërsa për automjetet tjera, mbetet të detyrueshme pajisjet djera.

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagura.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

 

The post Komunikacioni në Maqedoni nëpër lugë të lagështa, ende vlen ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë – Kodër Dielli appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";