
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë
Rruga Ohër – Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës është hapur për trafik për automjete deri në 3.5 ton që nga 17 prilli 2025.
Ndërsa ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, pranë Bashino Selos , është e mbyllur për të gjitha llojet e trafikut.
The post Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.