Kreu i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski sot tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës do të formohet Komision për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti i mbrëmshëm prej 5,3 ballëve sipas shkallës Rihter.

Konjanovski apeloi deri tek banorët e Manastirit që të raportojnë dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e tërmetit.

“Do të propozojmë formimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve rreth tërmetit të mbrëmjes së djeshme. Komision profesionist i përbërë nga shërbime profesionale, inxhinierë nga Komuna e manastirit të ndihmuar gjatë ditës së sotme nga drejtori Vlladimir Sheshov nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve”, tha mes tjerash Konjanovski.

Konjanovski: Do të formohet komision për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti në Manastir shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";