Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonal mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht.

Meqë testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani është kryer më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë, njoftoi Enti shtetëror i statistikave.

Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit. Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë të ndërlidhura me testimin janë të disponueshme në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx .

Konkursi për regjistruesit rajonal në Maqedoni i hapur deri më 25 gusht shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";