Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, anëtarët e të cilit u emëruan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 24 qershor 2025, ka mbajtur sot seancën konstituive.

Gjatë kësaj seance, në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe me Rregulloren e punës së Agjencisë, u zgjodhën kryetari dhe zëvendëskryetarja e Këshillit.

Kryetar u zgjodh Sasho Stefanovski, ndërsa zëvendëskryetare Zirieta Hajro Jajaga.

Përveç Stefanovskit dhe Jajagës, anëtarë të Këshillit janë edhe Afrona Verzivoli, Viktor Pavllovski, Gordana Majnova, Petar Xhurovski dhe Cvetanka Minovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele appeared first on Telegrafi.