Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e Lartë publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe maltretim në kryerjen e shërbimit inicuar kundër një prokurori publik.

“Prokurori publik dhe bashkëpunëtorë profesional nga PTHP Shtip i dokumentuan të dhënat e futura në regjistra dhe mënyrën e futjes së lëndëve. Me atë rast, është bërë edhe krahasimi me dëshmitë e personave të dëmtuar – paraqitës për mënyrën në të cilën theksojnë se është intervenuar gjatë sistemimit të lëndëve”, kumtuan sot nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kontrolli i dokumentacionit, thuhet në kumtesë, është bërë në tërësi në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë penale dhe për të njëjtin do të përgatitet procesverbal me konstatime për të gjithë personat e pranishëm.

The post Kontrollohet dokumentacioni i Prokurorisë së Lartë në Shkup, dyshime për ndryshmin e të dhënave nga një prokuror appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";