E dimë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë një marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare, tha Komisionerja për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

“Gjeopolitika ka ndryshuar vitet e fundit jo vetëm për shkak të Ukrainës, por edhe për shkak të Shteteve të Bashkuara. Sot ne duhet të veprojmë më shpejt, të prishim të menduarit dhe të përshpejtojmë procesin e zgjerimit”, tha Kos, e cila po viziton Bullgarinë.

Sipas saj, për herë të parë në historinë e zgjerimit, Bashkimi Evropian po përballet me forca të jashtme që dëshirojnë dështimin e tij.

Ajo theksoi se zgjerimi është prioritet dhe se është gjëja më e rëndësishme për BE-në, duke vënë në dukje vendet e Ballkanit Perëndimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ballkani Perëndimor është në një situatë të ndryshme nga Ukraina. Deri më tani, ne kemi dy favoritë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Këto ditë do të hapim një kapitull të ri me Shqipërinë. Nëse vazhdojmë kështu, ne mund t’i përfundojmë negociatat me Malin e Zi në 2026 dhe me Shqipërinë në 2027. Ne do të donim të hapnim negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne e dimë se do të arrihet një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve”, thotë Kos për “BNT”./Telegrafi/

The post Kos: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare appeared first on Telegrafi.