
Komisionerja për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, uroi Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj për Ditën e Pavarësisë.
Kos tha se mbështet fuqimisht rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
“Uroj qytetarët e Maqedonisë së Veriut për Ditën e Pavarësisë. Mbështet fuqimisht rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE. Jemi me ju në çdo hap të rrugës”, shkroi Kos në rrjetin social “X”.
Maqedonia shpalli pavarësinë e saj nga ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë 34 vjet më parë. Maqedonia u njoh fillimisht nga Bullgaria, e ndjekur nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Vendi, bazuar në një mosmarrëveshje me Greqinë, e cila rezultoi në Marrëveshjen e Prespës, e ndryshoi emrin e saj në Maqedonia e Veriut më 17 qershor 2018./Telegrafi/
The post Kos uroi Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë: Mbështesim rrugën tuaj drejt BE-së appeared first on Telegrafi.