Kreu i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe ka publikuar deri më tani disa prej emrave me të cilët LSDM-ja do të garojë në zgjedhjet lokale.

Në mesin e emrave, mungoi emri i kryetarit aktual të Strumicës, Kostadin Kostadinov.

Për këtë ka reaguar vetë Kostadinov, i cili njoftoi se ka ngrirë anëtarësinë e tij në LSDM, duke theksuar se nuk pranon të jetë pjesë e partisë nën drejtimin aktual.

“Që nga sot, e ngrij anëtarësimin tim në LSDM. Jo me këtë udhëheqje, jo derisa LSDM të kthehet aty ku e ka vendin, e jo ku është sot. Kjo nuk është fundi. Ky është momenti kur njeriu duhet të flasë me ndershmëri dhe nga zemra. Në 11 vitet e fundit, që nga 2013, nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje”, deklaroi mes tjerash Kostadinov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se Filipçe sot njoftoi se në Strumicë kandidat i LSDM-së do të jetë Marjan Daskallovski.

The post Kostadinov e ngrin anëtarësinë në LSDM: Jo me këtë udhëheqje, partia të kthehet aty ku e ka vendin appeared first on Telegrafi.