Deputeti nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski në konferencë për shtyp theksi se rasti “Feniks” dëshmoi edhe një herë se OBRM-PDUKM është partia më kriminale.

“Ish-kryeministri dhe tani kryetar nderi i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, dora e djathtë e tij, Zoran Stavrevski, ish-ministrja Elizabeta Kançevska Milevska, dy kryetarët nga kjo parti akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin për 16 milionë euro përmes përmendoreve të proejektit Shkupi 2-14”, thotë Kostovski.

Ai shtoi se kjo është edhe një dëshmi se Shkupi 2014 ka qenë projekt që kishte për qëllim pasurimin e disa personave të afërt të Gruevskit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky grup ka bërë larje parash me kurriz të qytetarëve, por edhe në kurriz të Goce Dellçevit, Lekës së madh, Mbretit Samoil, përmes gemixhive”, tha Kostovski i cili kërkoi dorëheqjen e Mickoskit për shkak se është në krye të partisë funskuonarët e së cilës vazhdimisht akuzohen për krim./Telegrafi/

Kostovski: Mickoski duhet të japë dorëheqje për krimin që partia e tij e ka kryer në “Shkupi 2014” shkruan Telegrafi.