Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev në seancën e sotme plenare në Parlamentin Evropian tha se Tirana duhet e vetme të vazhdojë rrugën evropiane, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të presë dhe ta zgjidh kontestin me Sofjen.

“Sa i përket bisedimeve, nëse duhet të bëjmë hap maksimal, Shqipëria duhet t’i nisë bisedimet”, tha Kovaçev i cili shtoi se tashmë 27 vende kanë thënë qenë pro fillimit të bisedimeve për Shqipërinë.

Ai kërkoi që të zgjidhet kontesti mes dy vendeve në mënyrë që të debllokohet integrimi i Maqedonisë për në BE, ndërsa eurodeputetja nga Holanda, Tineke Strik tha se kontestet bilaterale nuk duhet të jenë arsye për bllokimin e bisedimeve.

Ajo kërkoi që sa më shpejt të hiqet vetoja./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçev kërkon që Shqipëria të fillojë bisedimet, ndërsa Maqedonia e Veriut të presë shkruan Telegrafi.