Kryeministri Dimitar Kovacevski ka deklaruar se po bëhet gjithçka që qytetarët e vendit të sigurt të evakuohen nga zonat e krizës në Izrael.

Kryeministri tha se është realizuar kontakti me rreth 50 prej tyre, por numri vazhdimisht rritet dhe se po bëhen përpjekje për t`u lokalizuar.

“Një pjesë e qytetarëve tanë janë transportuar me Aeroplan nga Tel Avivi në Shqipëri, një pjesë kanë arritur të dalin nga Betlehemi drejt Jordanit, por ende kemi qytetarë atje.

Bisedova me Ministrin e Brendshëm, kemi shtab krize në MPJ, kabineti im kontakton me vendet tona fqinje dhe me vendet tjera partnere që kanë avio-kompani që mund të aterojnë në aeroportet e Izraelit ose në vendet përreth” tha Kovaçevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbrëmë 40 shtetas të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë mbërritur në aeroportin e Tiranës me një fluturim special nga Izraeli./Telegrafi/

Lexo po ashtu
Shtetasit e Maqedonisë nga Izraeli kanë mbërritur në Tiranë, vazhdon evakuimi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Autoritetet tona kanë kontakte me rreth 50 qytetarë tanë në Izrael appeared first on Telegrafi.