Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili e ka uruar për zgjedhjen si kryeministër.

Nga Qeveria njoftojnë se Kovaçevski e ka njoftuar homologun e tij për dinamikën e re të bisedimeve me Sofjen zyrtare përmes komunikimit të hapur me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

“Gjatë bisedës telefonike, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu Shkup-Sofje do të ofrojë zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjet e hapura për të dyja palët dhe se do të përshpejtojë vendimin për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, e cila pritet të ketë ndikim pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski e ka informuar Rutten për proceset akuale politike, sidomos në pjesën e menaxhimit me krizën energjetike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski bisedë telefonike me Rutte: Hapja e negociatave do të ketë ndikim pozitiv për të gjithë rajonin shkruan Telegrafi.