Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video fjalimi falënderoi të gjithë zyrtarët e qeverisë në këtë dhe mandatin e kaluar për punën që kanë bërë në realizimin e një prej premtimeve më të rëndësishme të Qeverisë, pagën mesatare prej mbi 30.000 denarë.

Kovaçevski tha se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja realizoi një nga premtimet më të rëndësishme të dhëna qytetarëve në vitin 2017, pagën mesatare prej mbi 30.000 denarë.

“Rritja e pagave dhe investimi në standardin e jetesës së qytetarëve është një politikë ndaj së cilës ne kemi qëndruar konsekuent. Pavarësisht nga të gjitha pengesat e opozitës dhe ligjet e bllokuara të rritjes së pagave, pagat po rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Pakkush besonte se do të kishim një pagë mesatare prej 30.000 denarë. Ky premtim ishte cak i kritikave dhe talljeve, por me politika konsekuente arritëm ta realizonim”, tha Kryeministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se në një kohë të krizës së madhe ekonomike, ne e kuptuam se sa e rëndësishme është investimi në të ardhurat e qytetarëve dhe punëtorëve. Me rritjen e pagave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve dhe e drejtojmë Buxhetin atje ku është më i nevojshëm./Telegrafi/

Kovaçevski falënderon të gjithë zyrtarët për rritjen e pagës mesatare shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";