“Sistemi ynë gjyqësor është i çliruar nga ndikimi politik”, thekson në intervistën për “Di Prese”, kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me azilin në Hungari të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është i dënuar ligjërisht në vendin tonë.

Kovaçevski thekson se Gruevski është dënuar dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe procedura të tjera.

“Çështja e azilit politik në Hungari u drejtohet politikanëve hungarezë, jo mua. Një ditë ai do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin e tij”, shtoi Kovaçevski për gazetën austriake.

Kovaçevski: Gruevski një ditë do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";