Lidhur me situatën me Ukrainën, siç theksohet nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeministri Kovaçevski tha se vendi dënon ashpër pushtimin rus në Ukrainë dhe se qëndrimi i vendit tonë është në përputhje me partnerët tanë strategjikë NATO, SHBA dhe BE.

“Integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të jetë kontribut për stabilitetin e rajonit dhe të BE-së”, thanë në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e Zvicrës në vend Veronika Hulman Marti.

Siç njoftojnë nga Qeveria, ambasadorja Hulman Marty theksoi mbështetjen e Zvicrës për përparimin e vendit në integrimet evropiane dhe reformat e brendshme dhe theksoi se Zvicra do të vazhdojë të mbështesë reformat e vendit të rëndësishme për qytetarët.

“Kryeministri Kovaçevski rikonfirmoi rëndësinë e kontributit të Zvicrës, si një nga donatorët më të mëdhenj në vend, në realizimin e projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës. Në të njëjtën kohë u theksua mbështetja e konsiderueshme e Zvicrës në proceset demokratike të vendit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski – Hulman Marti: Zvicra mbështet rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.